Këngëtari i njohur nga Kosova rrezikon deri në 5 vjet burg!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Këngëtari i njohur nga Kosova rrezikon deri në 5 vjet burg!

Këngëtari i njohur nga Kosova, Sinan Vllasaliu, është akuzuar së fundmi nga ATK-ja dhe inspektorët e saj se ka kryer një dëm prej 24 mijë e 270 euro për shtetin e Kosovës. Inspektoriati i ATK-së ka krahasuar deklarimet publike të këngëtarit në evente dhe klube, të cilat nuk korrespondojnë me deklarimet ekonomike.

Në seancën gjyqësore inspektori i ATK-së dëshmoi lidhur me hetimet dhe inspektimet që ATK-ja kishte bërë rreth këngëtarit për detyrimet tatimore të tij, duke shtuar se çdo e ardhur duhet deklaruar në ATK edhe nëse tatimet janë kryer jashtë vendit. Avokati mbrojtës i Vllasaliut, Florent Latifaj kundërshtoi deklarimet e inspektorit duke u shprehur se ATK nuk ka hartuar raportin final siç është dashur.

Gjithashtu, arsyetimi i inspektorit se ‘nuk e di sa është paguar këngëtari Vllasaliu për netët që ka kënduar në Diasporë por ka nxjerrë një mesatare duke u bazuar në posterët e klubeve’, sipas tij, në të drejtën penale kjo nuk lejohet për shkak se çdo nxjerrje e mesatares është dashur të interpretohet me vlerën zero e jo me dy mijë euro. Sipas aktakuzës së ngritur më 2 maj 2018, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Sinan Vllasaliu akuzohet se ka kryer veprën penale “Shmangia nga tatimi”, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej 6 muaj deri në pesë vjet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE