Paris, protestuesit sulmojnë makinën e policisë!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Paris, protestuesit sulmojnë makinën e policisë!

Të shtunën në Paris, një demonstratë kundër dhunës policore u shënua me përleshje mes protestuesve dhe policisë, në atë që Ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin, e quajti “dhunë të papranueshme”.

Pamjet filmike të postuara nga shefi i policisë së Parisit, Laurent Nunez, në platformën X, e njohur më parë si Twitter, tregonin një makinë policie në lëvizje e cila goditej me shufra hekuri. Zoti Nunez tha gjithashtu se një bankë ishte vënë gjithashtu në shënjestren e protestueve. “Po shohim se ku të çon urrejtja kundër policisë”, shkroi ministri Darmanin në rrjetin X.

Një nga policët doli jashtë makinës duke mbajtur armën, por nuk e përdori atë, tha zoti Nunez për televizion “BFM”, duke shtuar se demonstrata vazhdoi normalisht pasi makina e policisë mundi të largohej. Ai tha se ishin arrestuar tre protestues.

Demonstratat ishin thirrur nga disa shoqata dhe parti politike në disa pjesë të Francës për të protestuar për siç thuhet, kundër dhunës dhe racizmit nga organet e policisë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE