Stine nxjerr nga arkivat perlat e tij, së shpejti dhe albumi…

vovalbania January 06, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stine nxjerr nga arkivat perlat e tij, së shpejti dhe albumi…

Stine ka sjellë së fundmi këngën “Çfarë të kam bërë”, një projekt që në fakt është krijuar 13 vite më parë por vetëm tani ka gjetur kohën ta publikojë. Artisti ka qenë i ftuar në “Wake Up” për të folur më shumë mbi këtë këngë, por edhe të tjerat që do të vijnë së shpejti…

Si erdhi ideja për të sjellë një këngë që qëndronte në arkiva?

Tani kemi vendosur t’i nxjerrim këngët e vjetra që i mbanim në sirtar. Historia e kësaj kënge ka dalë kur ka qenë shumë pjesë emocionale e imja. Nuk është dedikim, sa është shprehje emocionale. Nuk është për një person specifik. Unë së shpejti do të sjell albumin, edhe pse ka ikur pak koha, por unë jam tek pjesa klasike. Është e domosdoshme sepse është njësoj sikur një shkrimtar të ketë poezi por jo libër.

Ke menduar për titullin?

Titullin e kemi lënë të hapur, por kjo është gjëja e fundit. Dua të nxjerr këngët që njerëzit t’i dëgjojnë. Nuk ka vetëm një rrymë, ka një larmi këngësh dhe rrymash. Nuk janë vetëm këngë dashuri, ka edhe tema të tjera.

Ti ke marrë pjesë në Top Fest dhe ke fituar. Çfarë ndjen kur shikon Stinen e atëhershëm, kur kanë kaluar gati 20 vite?

Kanë qenë kohë shumë të bukura që nuk vijnë më. Për këtë jemi këtu, që të lëmë kujtime të bukura. Me këngën e parë kam fituar në Top Fest. Këtu vendosa që të kthehesha nga Gjermania, sepse jetoja aty në atë kohë. Gjermania është e gjermanëve, jo e shqiptarëve. Nuk ka si vendi yt. Emigrimi është si ushtri, nëse nuk shkon në ushtri, shkon në emigrim. (qesh).

Nëse edhe juve ju pëlqen “Çfarë të kam bërë”, ju mund të vazhdoni ta votoni për të qëndruar sa më gjatë në klasifikimin e “The Top List”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48759 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE