Plagosje me thikë në Vlorë, autori në kërkim!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Plagosje me thikë në Vlorë, autori në kërkim!

Plagosje me thikë në Vlorë, një person në kërkim. Mëngjesin e sotëm, një 33-vjeçar u godit disa herë nga një shtetas 35 vjeç, për motive të dobëta, pranë fshatit Novoselë në autostradën Vlorë-Fier. I lënduar mbeti  Albano Meçorrapaj, i cili u dërgua në spital ku për fat të mirë është jashtë rreziku për jetën. Policia njofton se ndodhet në vendngjarje ku ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar. Ndërkaq, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Informacioni paraprak nga Policia Vlorë:

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të fshatit Novoselë. Dyshimet janë se shtetasi R.K., rreth 35 vjeç, ka goditur me thikë, për motive të dobëta, shtetasin A. M., 33 vjeç.

Policia ndodhet në vendngjarje ku ka ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës, për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Shtetasi A.M. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49387 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE