Zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës, sot heshtje zgjedhore!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës, sot heshtje zgjedhore!

Në Kukës sot është heshtje zgjedhore, një ditë para votimeve për të zgjedhur kryetarin e ri të bashkisë e që do të pasojë Safet Gjicin, i shkarkuar në muajin qershor pas publikimit të një video skandali seksual. Rreth 46 mijë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur që nesër t’i drejtohen kutive të votimit në 74 qendra. Ka vetëm një fletë votimi, ku do të jenë të renditur dy kandidatët e vetëm në garë. Numrin 1 e mban Albert Halilaj i socialistëve, ndërsa numrin 2 Emri Vata i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

Ditën e djeshme në Kukës shkuan materialet zgjedhore të transportuara nga mjetet e ushtrisë, të shoqëruara nga Policia e Shtetit. Ato u vendosën në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit”. Lidhur me zgjedhjet e pjesshme të 24 shtatorit për kryetarin e ri të Bashkisë Kukës, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi informoi se këto votime do të kushtojnë 25.5 milion lekë.

Do të kushtojnë 25 milion e 457 mijë e 496 lekë, që në fakt nuk janë para’ të kërkuara shtesë në Buxhetin e KQZ-së. Por, në një menaxhim dhe riorganizim të buxhetit që kemi bërë, pamë që nuk ishte e nevojshme për të kërkuar buxhet shtesë, pasi ka kursime nga KQZ-ja që e mundësojnë këtë proces zgjedhor.

Po ashtu, Celibashi tregoi edhe se përse nuk do të realizohet votimi elektronik në Kukës, edhe pse zgjedhjet po zhvillohen vetëm në një bashki.

E para, koha nuk ishte e përshtatshme për ta përgatitur procesin. Nga pikëpamja e arsyetimit, unë mendoj që kemi eksperimentuar mjaftueshëm deri tani në një lloj mënyrë në lidhje me votimin elektronik dhe në këtë moment, zgjerimi nuk do të kishte shumë sens, pasi tej faktit që nuk kishim kohë, kjo nuk do të siguronte ndonjë avantazh. Duke mos qenë shumë i sigurt se sa vullnet ka nga partitë dhe sa janë mundësitë financiare, nuk do të kishte logjike ta shtrinim në një njësi ku më pas nuk do të zhvillohej në zgjedhjet e tjera.

Prej 24 qershorit 2023, Safet Gjici ndodhet në paraburgim dhe akuzohet nga SPAK për “Korrupsion pasiv”.  Akuzohet se kur ishte kryebashkiak favorizoi Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin e kujdesin ndaj qenve endacakë në qytetin verilindor.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE