Goditet rëndë nga roboti inxhinieri i Tesla-s!

vovalbania December 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Goditet rëndë nga roboti inxhinieri i Tesla-s!

Një inxhinier i Teslas është goditur nga një robot, i cili doli jashtë funksioneve të tij të zakonshme në fabrikën e kompanisë Giga Texas pranë Austin. Dy dëshmitarë panë të tmerruar ngjarjen teksa inxhinieri u sulmua nga roboti që shërbente për të lëvizur pjesë alumini të makinave.

Roboti mbërtheu inxhinierin, duke i ngulur krahët në shpinë. “Daily Mail” ka zbuluar se kjo ngjarje e rëndë e shkaktuar nga roboti ka ndodhur në vitin 2021, ndërsa asnjë ngjarje tjetër e ngjashme nuk është raportuar në raportet e Teslas deri në fund të vitit 2022.

Aksidentet e shkaktuara për shkak të bashkëpunimit me pajisjet robotike në kompanitë e mëdha, por edhe automjetet pa shofer, kanë bërë që shumë të ngrenë pikëpyetje për përdorimin e teknologjisë në këtë fazë të saj. Tesla prezantoi së fundmi përditësimin e robotit të saj humanoid, Optimus Gen 2. Ky version i robotit prototip tani përmban të gjithë aktivizuesit dhe sensorët e projektuar nga Tesla.

Sipas Tesla-s, roboti tani është në gjendje të ecë 30% më shpejt, por bazuar në videon prezantuese “Optimus Gen 2” nuk pritet ende të thyejë rekorde shpejtësie. Roboti ‘Optimus II’ po cilësohet si një nga teknologjitë robotike më të avancuara në botë. Roboti ka pësuar disa ndryshime që kur u shfaq publikisht 16 muaj më parë. Përveç aftësisë për të punuar 30 herë më shpejt se robotët e tjerë, Optimus mund të kryejë edhe detyra delikate si gatimi i vezëve. Kjo aftësi nënkupton që puna kryhet më lehtë, më shpejtë, madje ndihmon edhe për të shmangur lëndimet dhe djegiet. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE