Zjarrfikësit “luftë” me flakët në Fier/ Tre vatra zjarri, Darëzeza më problematikja! Kërkohet ndërhyrje nga ajri!

vovalbania September 23, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarrfikësit “luftë” me flakët në Fier/ Tre vatra zjarri, Darëzeza më problematikja! Kërkohet ndërhyrje nga ajri!

Sot në qarkun Fier kanë qenë aktive 11 vatra zjarri, nga të cilat tre janë aktive aktualisht, në Marinzë, Peshtan dhe Darëzezë.

Të gjitha repartet zjarrfikëse të Fierit, Patosit, Rroskovecit, Albpetrolit janë të angazhuar për neutralizimin e flakëve, si dhe është kërkuar ndihmë nga bashkia Dimal.

Ndërkohë vatra më problematike mbetet Darezeza ku ndodhen tre mjete zjarrfikëse, dhe shumë forca vullnetare. Në bazë të vlerësimit të situatës në këtë zonë, është bërë kërkesë për ndërhyrje nga ajri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50519 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE