“Alla Fifi”, këngëtarja na paralajmëron projektin që do të publikojë së shpejti!

vovalbania August 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Alla Fifi”, këngëtarja na paralajmëron projektin që do të publikojë së shpejti!

Fifi është një nga artistet më të dashura dhe të komentuara në rrjet. Një artiste me kuptimin e plotë të fjalës, shumë e talentuar, por edhe shumë punëtore njëkohësisht. Tashmë dihet që ajo është në një marrëdhënie me Adis Patushin, me të cilin poston shpesh foto dhe nuk i kursen aspak dedikimet romantike.

Fifi gjithashtu është një artiste shumë e pëlqyer dhe e klikuar nga audienca që shpesh merr vëmendje me muzikën e saj dhe së fundmi duket se po përgatit një surprizë për ndjekësit e saj. Me anë të një ‘bisede online’ me ndjekësit teksa është pyetur se kur do të publikojë ndonjë projekt të ri, bukuroshja na dha lajmin që prisnim me padurim.

Shumë shpejt. Është një prej atyre këngëve ‘alla Fifi’.

Kujtojmë se dy projektet më të fundit nga Fifi janë në bashkëpunim me reperin Gjiko, këngë të cilat u pritën shumë mirë nga ndjekësit e dyshes dhe numërojnë miliona klikime në platformën YouTube.

Ditët e fundit kanë qarkulluar disa lajme se këngëtarja është ndarë nga partneri i saj. Kjo ka bërë që të ketë një reagim nga artistja, teksa i hedh poshtë të gjitha këto zëra. Në një shkrim të bërë në InstaStory, ajo shprehet e revoltuar për mënyrën se si shihen gjërat në publik.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 47677 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE