E ofendoi me fjalor banal, Beniada publikon identitetin e ndjekësit dhe nuk ia kursen përgjigjen

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
E ofendoi me fjalor banal, Beniada publikon identitetin e ndjekësit dhe nuk ia kursen përgjigjen

Beniada Nishani është nga personazhet më të pëlqyera shqiptare, e cila me pozitivitetin që përcjell ka fituar zemrat e fansave të shumtë të saj.

Mirëpo duket se ka edhe nga ata ndjekës që hedhin vrer në komente.

Dikush i ka shkruar duke përdorur edhe fjalor banal kundrejt saj.

Por modelja nuk ia ka kursyer përgjigjen, e madje ja ka publikuar komentin në InstaStory.

“Mua më vjen për të qeshur, edhe pse s’ka asgjë për të qeshur kur lexoj disa mesazhe ofenduese ku njerëzit mundohen të fyejnë dhe përdorin fjalë të shpifura. Si një burrë i martuar me dy fëmijë mund të flasë kështu për një vajzë. Si guxon ti që je baba? Këto fjalë që më shkruan ti mua sot nesër ja shkruan një burrë vajzës tënde. Shpresoj shumë që askush mos t’i përdorë këto fjalë as me gruan tënde as me familjen tënde. Unë kur lexoj këto komente nuk mërzitem fare, vetëm kuptoj ça niveli kemi arritur. Kuptoj nivelin e atij personi. Pra një burrë që shan në Instagram një vajzë tregon si sillet ai me familjen e vet”, shprehet Beniada.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49649 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE