Kurti për sulmuesit në veri: Bëhet fjalë për formacion profesionist

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kurti për sulmuesit në veri: Bëhet fjalë për formacion profesionist

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulm të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin e vrarë, Kurti tha se më shumë informata mbi sulmuesit e dyshuar priten në periudhën në vazhdim.

“Nga ato çfarë kemi mësuar deri më tani, janë ato që i kemi menduar edhe më herët. Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot. Nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti në një deklaratë për media.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçka ka konfirmuar se janë nxjerrë 30 serbët që u ngujuan në Manastirin e Zveçanit. Ai u shpreh se janë ekzekutuar 3 terroristë si dhe janë arrestuar 6, 2 prej tyre të plagosur. Sveçla u shpreh se kemi të bëjmë me një grup kriminal, të cilët kishin ardhur në territorin e Republikës së Kosovës super të armatosur.

Afrim Bunjaku u vra dhe 2 policë u plagosën rreth orës 02:34 minuta të 24 shtatorit, kur grupet e armatosura sulmuan njësitin e policisë, të cilit e kishin zënë pritë në hyrje të fshatit. Më pas formacioni prej 30 personash me uniforma ushtarake dhe i armatosur rëndë , – shifër e dhënë nga autoritetet kosovare – u fut në manastirin Banjskës në Zveçan ku vijon të sulmojë policinë

Ndërkohë media në Kosovë, thotë se janë vrarë nga policia 7 terroristë serbë të cilët të armatosur rëndë ishin të ngujuar në Manastirin e Banjskës, ndërsa një tjetër është kapur nga Policia e Kosovës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50571 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE