Policia brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në Zveçan

vovalbania September 24, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Policia brenda manastirit, arrestohen disa nga sulmuesit në Zveçan

Policia ka hyrë në manastirin ortodoks serb, ku ndodhen sulmuesit e armatosur. Operacioni vijon, ndërkohë që mësohet se mes sulmuesve, ka persona të arrestuar. Në objekt, janë gjetur armatime dhe municione.

Sot, rreth orës 03:00 të mëngjesit në fshatin Banjska të Leposaviçit është sulmuar patrulla policore e Kosovës. Persona të armatosur i kanë bllokuar rrugën makinës së policisë me dy kamionë në aksin Mitrovicë-Leposaviç. Më pas, ata kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë, ku për pasojë humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë.

Pas sulmit, 30 personat e armatosur u mbyllën në manastirin që ndodhet në fshatin Banjskë të Zveçanit

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE