Edhe Finlanda ndalon vizat për rusët!

vovalbania September 30, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Edhe Finlanda ndalon vizat për rusët!

Që nga 30 shtatori, pra sot, shtetasit rusë me viza turistike nuk do të mund të hyjnë në Finlandë. Kështu, ky shtet i bashkohet Polonisë, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë, që nga 19 shtatori mbyllën kufijtë e tyre për shumicën e qytetarëve rusë.

Shtetasit rusë me vizë Shengen, të cilët duan të lëvizin për qëllime turizmi, biznesi, sporti ose kulturore, nuk do të mund të hyjnë në territoret e këtyre vendeve. Shtetet që ndajnë kufirin me Rusinë – vendet baltike, Polonia dhe Finlanda – kanë bërë thirrje të parat për masa kufizuese në vizat turistike për rusët. Këto ndalime pasojnë sanksionet e shumta të ndërmarra kundër Rusisë, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës, i cili nisi më 24 shkurt.

Ministri i Jashtëm, Pekka Haavisto, tha se vendimi synon të parandalojë plotësisht turizmin rus në Finlandë dhe rrugën transit përmes këtij vendi. Qeveria e arsyetoi vendimin duke përmendur shqetësimet e sigurisë në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë, referendumet “ilegale” të organizuara nga Rusia në katër rajone të Ukrainës, dhe atë që tha se ishte sabotim për dëmet e pësuara nga tubacionet Nord Stream në Detin Baltik.

Finlanda vetëm e kishte ulur numrin e vizave të lëshuara për qytetarët rusë në një të dhjetën e numrit të zakonshëm, para luftës, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Por, deri në këtë vendim ajo ishte një nga rrugët e fundit tokësore lehtësisht të qasshme për në Evropë për turistët rusë drejt zonës Shengen.
Më 31 gusht, Bashkimi Europian pezulloi marrëveshjen për viza me Rusinë si një “hap i parë i domosdoshëm”.

Për pasojë, rusët do ta kenë më të vështirë sigurimin e një vize dhe procesi do t’iu kushtojë më shtrenjtë. Vendet e BE-së nuk kanë arritur të pajtohen për një ndalesë totale për vizat turistike për rusët, meqë vendet anëtare janë të ndara në këtë çështje. Kievi i ka bërë thirrje BE-së që të ndalojë lëshimin e vizave për të gjithë rusët, përveç disidentëve politikë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49332 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE