Arsenal armësh dhe harta në objektet e sulmuesve! Sveçla: Dëshmi e një plani afatgjatë, Radojçiç me pjesëmarrje të drejtpërdrejt në sulm!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arsenal armësh dhe harta në objektet e sulmuesve! Sveçla: Dëshmi e një plani afatgjatë, Radojçiç me pjesëmarrje të drejtpërdrejt në sulm!

Serbët që sulmuan një ditë më parë Policinë e Kosovës vepruan pas një plani afatgjatë dhe të mirëmenduar.

Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla njofton se gjatë kontrolleve në manastirin dhe objektet e tjera në Banjskë si dhe në disa automjete u gjet një sasi e madhe armësh, por edhe harta, fakt që tregon se sulmuesin kishin thurur një plan të shtrirë në kohë.

“Disa prej armëve janë të vitit 2021, tjetër dëshmi që burimin e kanë nga Serbia”, tha Sveçla, duke treguar se sulmuesit kishin mbështetjen e Serbisë dhe presidentit serb Aleksander Vuçiç.

Sipas hetimeve paraprake, nënkryetari i Listës Serbe që ka mbështetjen e Beogradit, Millan Radoiçiç është i lidhur drejtpërdrejt me sulmin.

“Ka dokumente që dëshmojnë lidhjen apo pjesëmarrjen e tij të drejtpërdrejtë në këtë aksion. Kjo është lista e armëve apo lejeve të institucioneve të Serbisë dhënë Millan Radoiçiçit ku është edhe lista me armët që ai posedon, me numra, me të gjitha që janë gjetur në makinë”, tha ministri.

Ministri i Brendshëm bëri thirrje që të dyshuarit e tjerë të dorëzohen dhe t’i përgjigjen drejt për aktet e tyre terroriste.

Të dielën, në orët e para të mëngjesit, Policia e Kosovës në veri të vendit, u sulmua nga grupe kriminale, duke lënë të vrarë efektivin Afrim Bunjaku, që sot u nderua me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Pas aktit terrorist, rreth 30 persona të armatosur u fshehën në manastirin në Banjskë. Policia e Kosovës u kërkoi personave të armatosur të dorëzohen, por ata vazhduan me sulme.

Gjatë pasdites, rreth orës 17:00, EULEX dhe KFOR hynë brenda manastirit, aty ku gjetën armatime dhe municione në sasi të mëdha.

Të vrarë mbetën katër sulmues, ndërsa gjashtë të tjerë u arrestuan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49782 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE