Efi flet për Luizin dhe Kiarën, zbulon për herë të parë çfarë ka ndodhur mes tyre

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Efi flet për Luizin dhe Kiarën, zbulon për herë të parë çfarë ka ndodhur mes tyre

Efi ka dhënë sot një intervistë në “Shqipëria live” duke dalë pas kaq kohësh në një emision. Ish-banorja e “Big Brother VIP”, u pyet për marrëdhënien që ka sot me Luizin pas lajmeve të fundit se ajo e kishte hequr nga Instagrami.

Efi u shpreh se nuk dëshiron të flasë më për Luizin, por theksoi se nuk i kanë pëlqyer reagimet e tij prandaj e ka hequr nga Instagrami.

“U lodha shumë nga gjërat që përfliteshin. Pashë disa reagime të pakëndshme nga pala tjetër. Dhe mua kur nuk më respektojnë, nuk i respektoj. Nuk dua të flas më për këtë pjesë se njerëzit do mendojnë se dua që të marr vëmendje, por nuk është e vërtetë. Nuk dua të flas më për Bigun se i kemi konsumuar të gjitha, dua të flas për gjëra të reja”, tha Efi.

Kurse për Kiarën, ajo u shpreh se nuk mban asnjë lloj inati, por thjesht nuk flasin me njëra-tjetrën pasi nuk kanë asnjë marrëdhënie.

“Me Kiarën nuk kam asnjë marrëdhënie dhe nuk kam asnjë lloj inati. I uroj shumë suksese, më bëhet qejfi për çdo gjë që ajo po arrin”, tha Efi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49954 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE