Pas Olta Gixharit, konfirmohet anëtarja tjetër e jurisë së “Dancing With The Stars”! Ajo është…

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas Olta Gixharit, konfirmohet anëtarja tjetër e jurisë së “Dancing With The Stars”! Ajo është…

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova, Juliana Nura.

Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Para disa ditësh u konfirmua edhe aktori më i preferuar i humorit, Elvis Pupa. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe aktori i humorit Irgen Çela.

Gjatë ditës së sotme u konfirmua se, një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve, Olta Gixhari do të jetë pjesë e jurisë së “Dancing With The Stars”. Rikujtojmë se, Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë i cili do t’i vlerësojë ata për kërcimin, dhe siç thotë Iliri, do të ndajë emocionet e kërcimit nga teknika.

E tani erdhi radha të konfirmohet edhe anëtarja tjetër e këtij spektali. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë. A do vendosë ajo shumë dhjeta në #DWTS?!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51091 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE