“Futbolli në Holandë duhet të mbyllet”, Van Basten shpërthen pas trazirave në Amsterdam

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Futbolli në Holandë duhet të mbyllet”, Van Basten shpërthen pas trazirave në Amsterdam

Derbi i madh holandez mes Ajaxit dhe Feyenoordit nuk përfundoi, pasi u ndal në minutën e 56-të shkaku i trazirave nga tifozët.

Skuadra mysafire nga Roterdami dominoi klasiken e futbollit holandez, duke kryesuar 0-3 përballë “Harkëtarëve” deri në minutën e 56’. Moment kur sfida u ndërpre për të mos nisur më.

Tifozët e Ajaxit, të zhgënjyer dhe zemëruar nga turpërimi në De Klassieker, nisën të shkaktonin trazira në stadium.

Hedhja e mjeteve piroteknike në fushë, shoqëruar me përplasjen e tifozëve, detyroi gjyqtarin kryesor që të pezullonte përfundimisht takimin e zjarrtë të Eredivisie.

Pas daljes nga stadiumi, tifozët vazhduan vandalizmin në Amsterdam, duke shkatërruar gjithçka që u doli para.

Në lidhje me ngjarjen ka reaguar ashpër Marco Van Basten, legjenda e Milanit dhe futbollit holandez, i cili foli për Ziggo Sport duke thënë se futbolli duhet të ndalet.

“Futbolli profesionist në Holandë duhet të ndalet. Është e nevojshme ta marrim këtë masë, duhet ta bëjmë. Mjaft me futbollin profesionist në Holandë, nuk mund të shohësh gjëra të tilla”, deklaroi një ndër sulmuesit më të mirë në histori.

Fan violence yesterday in the Ajax Vs Feyenoord game after the home side were down by 3 goals in the first half and game was abandoned.

Let this happen in our dear NPFL and media outlets would have started projecting the NPFL baldy.

Fan violence happens everywhere in the world… pic.twitter.com/hB4zH9bkpN

— Naija Football Insider 🇳🇬⚽️ (@naija_F_insider) September 25, 2023

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49676 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE