Moti i keq, bllokohet një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, bllokohet një grup turistësh të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet

Moti i keq që ka përfshirë vendin këtë të hënë ka sjellë bllokimin e disa turistëve të huaj në Kanionin e Langaricës në Përmet. Sipas informacioneve mësohet se turistët janë bllokuar për shkak të prurjeve të mëdha të ujit.

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme, ku emergjencat civile në Përmet kanë ngritur alarmin dhe janë nisur në ndihmë të turistëve.

Ndërkohë shkak për bllokimin e tyre janë bërë reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati i lumit të Langaricës.

Për kërkimin, shpëtimin dhe dhënien e ndihmës për në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Përmet.

Kjo nuk është hera e parë që është shënuar një incident i tillë në këtë zonë pasi të gjithë turistët preferojnë të eksplorojnë zonën pa udhërrëfyes, ndërsa sinjalistika parandaluese për zonat me rrezikshmëri nuk mungon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 51011 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE