Nga mësues në Dibër vjen pastrues në Tiranë! Historia e jashtëzakonshme e Ismetit

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga mësues në Dibër vjen pastrues në Tiranë! Historia e jashtëzakonshme e Ismetit

Kristi Gongo është kthyer në punonjësen më të re të pastrim-gjelbërimit në kryeqytet.

Së bashku me grupin e punës nisi pastrimin e kryeqytetit në disa procese, duke nisur nga fshirja e rrugëve e deri te grumbullimi i plehrave nga koshat. Punë pa teka dhe me ndershmëri!

Gjatë procesit të punës, që në orët e para të mëngjesit e deri natën vonë, Kristi u njoh me histori të jashtëzakonshme të njerëzve të thjeshtë, plot mirësi e dëshirë për punë.

Vëmendjen ia mori Rita Hyseni, e cila prej 37 vitesh punonte si sanitare dhe që në moshën 14 vjeç vazhdonte punën në të njëjtin departament pastrimi në kryeqytet.

“Unë 6 klasë shkollë kam, por punoj me forcat e mia, me mund e djersë”, u shpreh Rita gjatë emisionit Punë pa teka.

Edhe rrëfimi i Ismet Shehit është një mësim jete. Ai kishte lënën punën si mësues i Arsimit fillor në Dibër dhe erdhi në Tiranë për një jetë më të mirë për 5 fëmijët e tij, e zgjodhi të punonte në sektorin e pastrim-gjelbërimit.

“Puna nuk është turp”, i tha Kristit,”mjafton të kesh dëshirën se çdo gjë bëhet. Njeriu përshtatet me kushtet”, tregonte ai.

Për Kristin, pastrimi i qytetit u bë edhe më i lehtë me bisedat e miqve të rinj…TCh

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE