Mashtroi se kishte kancer për të mbledhur para, i riu i shpenzon të gjitha në poker!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mashtroi se kishte kancer për të mbledhur para, i riu i shpenzon të gjitha në poker!

Një burrë i quajtur Rob Mercer ka rrëfyer se ka sajuar një histori sikur ishte i sëmurë me kancer të zorrës së trashë për të mbledhur para. Qëllimi i Mercer ishte të merrte pjesë në turneun prestigjioz “World Series of Poker” në Las Vegas, por kostoja ishte një pengesë e madhe.

Ai pretendoi se kishte kancer të zorrës së trashë në fazën 4 dhe krijoi një faqe GoFundMe për të mbledhur donacione për të financuar udhëtimin e tij në Las Vegas për turneun e pokerit. Turneu u zhvillua nga 30 maji deri më 18 korrik të këtij viti dhe Mercer ishte në gjendje të shfrytëzonte vullnetin e donatorëve duke mbledhur 30,000 deri në 50,000 dollarë.

Këto para jo vetëm që i mundësuan të shkonte në Vegas, por i siguruan edhe luksin e qëndrimit në një suitë në hotelin e famshëm me pesë yje. “Kam gënjyer sikur isha sëmurë me kancer. Unë nuk kam kancer të zorrës së trashë. Ajo që bëra ishte e gabuar. Nuk duhej t’u kisha thënë njerëzve se kam kancer të zorrës së trashë,”-tha ai për Las Vegas Review-Journal.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49435 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE