Pas bujës që bëri në BBV2, Olta Gixhari tashmë pjesë e jurisë së Dancing With The Stars!

vovalbania September 25, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas bujës që bëri në BBV2, Olta Gixhari tashmë pjesë e jurisë së Dancing With The Stars!

“Dancing with the Stars”, show magjik i kërcimit që do të nisë shumë shpejt në Top Channel. Programi më popullor i kërcimit në botë, me patentë të BBC, do të jetë ekskluzivisht në Top Channel, ku pritet të ketë emra mjaft të njohur të showbiz-it. Disa nga emrat që janë zbuluar deri tani janë politikani Saimir Korreshi, këngëtarja dhe moderatorja Enxhi Nasufi, bukuroshja Atalanta Kërçyku, fituese e shumë çmimeve të bukurisë. Sipërmarrësja dhe blogerja e njohur Sara Karaj, Armaldo Kllogjeri, i njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, regjisorja Arnita Beqiraj, bukuroshja nga Kosova, Juliana Nura.

Këngëtarja e njohur Fifi, moderatori Eni Shehu, aktivistja dhe ish-konkurrentja e “Për’Puthen” Ina Kollçkaku, aktori Roerd Toçe dhe këngëtari Sardi Strugaj janë konfirmuar gjithashtu si konkurrentë të këtij spektakli madhështor që pritet të fillojë së shpejti. Para disa ditësh u konfirmua edhe aktori më i preferuar i humorit, Elvis Pupa. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme u konfirmua edhe aktori i humorit Irgen Çela.

Ndërkohë, vetëm pak minuta më parë, faqja zyrtare e DWTS, ka postuar klipin e anëtares më të fundit të jurisë. Një nga vajzat më të përfolura të ekranit për shkak të natyrës ekspresive, humorit dhe ngacmimeve. Aktore filmi dhe teatri, një nga personazhet më të komentuar të Big Brother Vip, Olta Gixhari është zyrtarisht anëtare e jurisë së #DWTS!

Rikujtojmë se,  Ilir Shaqiri do të jetë kryetari i jurisë i cili do t’i vlerësojë ata për kërcimin, dhe siç thotë Iliri, do të ndajë emocionet e kërcimit nga teknika.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE