Ja se ku mund ta shihni filmin “Në Kuadër të Dashurisë” të gjithë ju që jetoni jashtë Shqipërisë!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ja se ku mund ta shihni filmin “Në Kuadër të Dashurisë” të gjithë ju që jetoni jashtë Shqipërisë!

“Në Kuadër të Dashurisë” vijon të mbetet kryefjala e ditëve të fundit. Pas disa premierave në qytete të ndryshme të Shqipërisë, ashtu edhe jashtë territorit, filmi më i dashur dhe më i komentuar i momentit nuk ndalet së korruri sukses.

Filmi vazhdon të shfaqet ende në kinema Cineplexx në Tiranë dhe ka një radhë të madhe njerëzish që duan ta shohin. Projekti i suksesshëm me kastin e aktorëve profesionistë, personazheve publike më në zë të momentit dhe një staf i madh që punuan së bashku arritën që të përcjellin tek publiku interes, humor dhe shumë dashuri.

Filmi vazhdon të shfaqet në Zvicër dhe po ashtu në Suedi, ku është rikthyer sërish me disa data të tjera për shkak të kërkesave të shumta. Më 25 Nëntor “Në Kuadër të Dashurisë” do të shfaqet në Gjermani në rrjetin e kinemave CinemaxX, ndërsa më 1 Dhjetor, filmi shkon në Austri në kinema Cineplexx në Vienë, ku do të organizohet dhe një Meet & Greet me yjet tanë.

Gjithashtu përveç se Vienës, filmi do të ketë disa orare të reja edhe në Cineplexx Annenhof Kino (Graz) dhe në Cineplexx Linz. Më 7 Dhjetor “Në Kuadër të Dashurisë” udhëton përtej oqeanit, në SVA Theater në New York, ndërsa më 11 Dhjetor në Davis Theater në Chicago. Për të ndjekur transmetimin e filmit në kinematë e qyteteve tuaja ju mund të zbuloni më shumë në films.top-channel.tv.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE