Kur pas komplimenteve ‘fshihet’ përbuzje…/Gjithçka që duhet të dini rreth “Negging”!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kur pas komplimenteve ‘fshihet’ përbuzje…/Gjithçka që duhet të dini rreth “Negging”!

Përdorimi i komplimenteve të paqarta nëpërmjet sarkazmës është një dinamikë e shpeshtë në një marrëdhënie. Një nga format më të shpeshta të abuzimit verbal në ndërveprimet njerëzore është negging (koment negativ). Ajo konsiston në shprehjen e një komenti që fsheh një përbuzje, një kritikë apo një fyerje.

Personat që bëjnë të tilla “komplimente” duan t’ju krahasojnë me të tjerët. Ata nuk i vlerësojnë virtytet dhe arritjet tuaja, mohojnë ndjenjat e tua dhe tallen me to, të poshtërojnë përmes sarkazmës dhe ironisë, nuk i mbështesin idetë tuaja dhe nuk nënvlerësojnë ambiciet tuaja, bëjnë shaka të rënda. Si mund ta identifikoni negging?

Këta persona zakonisht përdorin krahasime. Personi që e ka zakon t’ju krahasojë me figura të tjera, aplikon këtë teknikë abuzuese të manipulimit. Qëndroni vigjilentë! Ata të bëjnë të dyshosh në veten tënde dhe aftësitë e tua. Kur flisni me këtë person analizoni se si komentet e tyre ju bëjnë të ndiheni. Nëse ato krijojnë konfuzion dhe ju bëjnë të parehatshëm, është e nevojshme të vendosni kufij.

Nuk ka rëndësi se sa shumë të tërheq ai person. Nëse nuk vepron, kjo sjellje do të përshkallëzohet shumë më tepër. Vendosni kufij të qartë për këdo që përdor gjuhë të pakëndshme, shprehni menjëherë me vendosmëri se nuk e pranoni atë lloj sjelljeje. Nëse dikush të bën të ndihesh i parehatshëm në një marrëdhënie, beso intuitën tënde. Ky dimension i shërben një qëllimi dhe është për t’ju dhënë informacion të shpejtë nga të gjitha përvojat tuaja të kaluara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE