Rritet çmimi i patentave, nga 45 mijë shkon në 85 mijë lekë

vovalbania February 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rritet çmimi i patentave, nga 45 mijë shkon në 85 mijë lekë

Duke nisur nga marsi pajisja me një patentë të kategorisë B pritet të kushtojë 40 mijë lekë më shtrenjtë, marrëveshje kjo e 300 autoshkollave, e cila parashikon edhe rritjen e orëve të praktikës.

Kështu, kosto për t’u pajisur me një leje drejtimi automjeti pritet të rritet javën e ardhshme dhe kjo vjen si pasojë e një marrëveshjeje që është firmosur nga grupet e interesit të rreth 300 autoshkollave në të gjithë vendin.

Nga 45 mijë lekë që ka qenë deri tani pajisja me një patentë të kategorisë B, me masivja për përdorim në popullatë, pritet të shkojë në 85 mijë lekë. Vetëm për mësimin teorik do të paguhen 30 mijë lekë për 36 seanca mësimore, të cilat do të bëhen për 15 ditë.

Ndërkohë, seancat praktike që do të zgjasin 40 minuta secila, do të jenë 34 nga 25 që kanë qenë më përpara. Kjo është rritja e parë që bëhet në 20 vitet e fundit. Pagesat do të bëhen vetëm përmes bankës në 2 këste të ndryshme, përpjekje kjo për të formalizuar tregun.

Shoferit të ri i duhet të paguaj edhe 8 mijë lekë shtesë në momentin që pajiset me kartën e patentës në fund. Në këtë treg ka një numër të konsiderueshëm autoshkollash që nuk tatohen, të cilat shkojnë në më shumë se 50%, të cilat nuk kryejnë as orët mësimore sipas rregullave në fuqi, thonë nga Shoqata e Autoshkollave.

Fjalë është për administrator, që më një Nipt kanë në funksion më shumë se dy apo tre, autoshkolla, që në fakt duhet të kishte secila një nipt. Për këtë arsye, është arritur një marrëveshjeje mes Drejtorinëeë Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe Shoqatës së Autoshkollave, për identifikimin e tyre dhe pastrimin e tregut për të mbajtur vetëm autoshkollat që plotësojnë kriteret në procesin e patentës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48690 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE