Tashmë në një kopertinë libri, dashuria e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit shkon në një tjetër nivel!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tashmë në një kopertinë libri, dashuria e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit shkon në një tjetër nivel!

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy ish banorë të Big Brother Vip 2, ku Luizi u shpall dhe fituesi i edicionit të dytë. Ata gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nisën një romancë e cila vazhdon dhe jashtë. Çifti duket mjaft i lumtur krah njëri-tjetrit, duke ndarë për ndjekësit e tyre momente shumë të lumtura nga jeta e tyre.

Përmes një postimi në bërë në profilet e tyre përkatëse, Luizi dhe Kiara kanë ndarë me ndjekësit se një autore librash, e quajtur Esmeralda Memishaj, ka zgjedhur ta dërgojë dashurinë e dyshes së famshme në një tjetër nivel, duke e shkruar nëpër rreshta. “Në Mes të Kaosit” mban titullin libri, në të cilën shfaqet si kopertinë, fotografia e dyshes, gjatë ceremonisë së dasmës, e organizuar në natën finale të “Big Brother Vip 2”.

Së fundmi Luizi ka publikuar një cover të  “Can’t help falling in love” nga Elvis Presley. E dihet se si në çdo projekt të tij edhe këtu nuk mund të mungonte suporti i Kiarës, e cila e ka ripostuar këngën në Instastory ka e ka konsideruar zërin e Luizit më të bukurin në botë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50307 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE