Tashmë pjesë e Portokallisë, Visjan Ukcenaj: “Më vjen keq që u mbyll Klanifornia”

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tashmë pjesë e Portokallisë, Visjan Ukcenaj: “Më vjen keq që u mbyll Klanifornia”

Aktori i dashur i humorit, Visjan Ukcenaj i është bashkuar familjes së madhe Top Media.

I ftuar sot në programin “Në Shtëpinë Tonë” të moderatorëve Alban Musa dhe Julka Gramo, ai konfirmoi zërat se do të jetë pjesë e Top Albania Radios në moderimin e programit “Ndryshe”, krah Adit dhe Salsanos.

Përveç kësaj, ai tha për herë të parë se do t’i bashkohet trupës së aktorëve të Portokallisë. Duke folur për rolet e tij, Visjani tha se njerëzit e identifikojnë me disa personazhe që ai i ka sjellë për herë të parë, dhe kështu do të vazhdojë të jetë.

Ai u shpreh i lumtur për këtë fazë të re të karrierës së tij, duke vlerësuar dhe shprehur mirënjohje për rrugëtimin e deritanishëm, si dhe shprehu keqardhjen e tij për mbylljen e programit “kundështar” të Portokallisë, për Klanifornia.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50569 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE