Zbulohen detaje nga bashkëpunimi i Dafinës dhe Mozzik!

vovalbania September 26, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohen detaje nga bashkëpunimi i Dafinës dhe Mozzik!

Një nga bashkëpunimet që mezi pritet nga publiku shqiptar është ai mes Mozzik dhe Dafina Zeqirit, dy nga artistët më të suksesshëm të muzikës tonë, por që nuk kanë bashkuar forcat asnjëherë më parë.

Ditën e djeshme, ata ndanë një video në TikTok, ku shfaqeshin bashkë, duke bërë këshu paralajmërimin e parë për projektin që do të vijë.

Ndërkohë sot ata kanë postuar një foto në Instagram, ku shfaqen sërish bashkë në një makinë, që duket si moment i shkëputur nga videoklipi, ndërsa kanë zbuluar edhe titullin e këngës.

“Pahiri”, shkruhet në përshkrimin e fotos, cka me gjasë do jetë edhe titulli, ndërsa në komente, si Mozzik, ashtu edhe Getinjo, duket sikur shkruajnë pjesë nga teksti.

Detaji tjetër që bie në sy në foto është edhe vendndodhja, në Stamboll, që duket se është vendi ku është xhiruar klipi, ndërsa ne mezi presim ta dëgjojmë projektin e ri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49386 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE