Legjenda e futbollit brazilian Ronaldo martohet me partneren e tij modele Celina Locks!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Legjenda e futbollit brazilian Ronaldo martohet me partneren e tij modele Celina Locks!

Ish-ylli brazilian i futbollit, Ronaldo, është martuar së fundmi me partneren e tij modele Celina Locks. Ata u fejuan në janar të këtij viti, ndërsa kurorëzuan në martesë lidhjen e tyre në një Kishë në fshatin e vogël Cubells në ishullin e Ibiza-s.

Pamjet e para të ceremonisë u publikuan nga modelja 33-vjeçare. Më pas, ata realizuan një postim të përbashkët ku shkruhej: “Sot mbajtëm një ceremoni të vogël dhe private”.

Mes atyre pak të ftuarve binte në sy edhe ish-futbollisti brazilian me të cilin Ronaldo ka luajtur te Reali i Madridit, Julio Baptista. Rikujtojmë, se Ronaldo u bë baba për herë të parë i djalit Ronald, i cili tani është një DJ 22-vjeçar, me Milene përpara se martesa e tyre 4-vjeçare të përfundonte në shtator 2003.

Ai vazhdoi të martohej me modelen Daniella Cicarelli në shkurt 2005 dhe pse më vonë doli se ata nuk u bënë zyrtarisht burrë e grua sepse asnjëri nuk kishte finalizuar divorcet nga partnerët e tyre të mëparshëm. Dyshja u ndanë vetëm tre muaj pas ceremonisë luksoze pasi Daniella pretendoi se Ronaldo e kishte tradhtuar. Pas përfundimit të marrëdhënies së tyre, ish-ylli i futbollit u martua me studenten e inxhinierisë Maria Beatriz Antony dhe çifti patën dy vajza Maria Sofia, 14-vjeçe dhe Maria Alice, 12-vjeçe gjatë marrëdhënies së tyre 7-vjeçare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49970 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE