“Shënjestra” e djemve për të krijuar lidhje romantike në “BBV” do të jetë…/Andi Vrapi na zbulon këtë e shumë të tjera në një intervistë për TAR!

vovalbania January 15, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shënjestra” e djemve për të krijuar lidhje romantike në “BBV” do të jetë…/Andi Vrapi na zbulon këtë e shumë të tjera në një intervistë për TAR!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte i ftuar gazetari i njohur Andi Vrapi. Mbrëmjen e së shtunës nisi në Top Channel edicioni i tretë i “BBV” dhe sigurisht që Andi nuk ka si të mos e ketë një koment për personazhet VIP të ftuar këtë vit. Zbuloni më shumë duke klikuar në këtë link. 

Sulmet mes banorëve duket se kanë nisur që mbrëmjen e parë, a është kjo një strategji e tyre?

Nesër do të futet një raund tjetër banorësh. Ata kanë kuptuar që nuk kanë luksin të presin, duhet të pikasen dhe publiku të zgjedh të preferuarin. Dje pashë një debat mes Rozës dhe Julit. Aty nisen nga gjëra të vogla për ta bërë të madhe. Është një strategji për të mbijetuar. Meri me Riken patën prapë një debat. Përdorin situata nga jashtë për të rënë në sy. Kemi dhe fërkime mes Meritonit dhe Heidit, duket se janë duke flirtuar. Aty brenda ka disa çuna single, shënjestra e tyre është Heidi, jo Rikja. Heidi është edhe më e re, më e butë në komunikim. Rikja është personazh më i njohur në media dhe djemtë e shohin figurë më të pastër Heidin në publik, pra do të përceptohet më mirë afrimi i atyre me Heidin. 

Më jetëgjati dhe më jetëshkurtri aty brenda?

Unë mendoj që polet e lojës aty brenda do të jenë Jul Deda dhe Roza Lati. Të dy do të duan ta zgjasin, armiku të çon në finale. Rikja nuk do i ndahet Merit. Romeo dhe Meritoni do të luftojnë fort që të qëndrojnë. E kam parë më pikëpyetje Romeon sepse njerëzit do e krahasojnë me Donaldin, do të ketë përballë njerëzit që do e krahasojnë me gjërat që ka bërë Donaldi. Njerëzit do e shohin si të favorizuar sepse është pjesë e Top Channel dhe kjo mendoj se nuk është një gjë e mirë për të. Varet si do të luajë, mendoj se e ka parashikuar dhe menduar se si do t’i shmang këto të dyja. 

A do të futej Andi brenda shtëpisë së “BBV”?

Unë jam shumë mirë me pozicionin që kam jashtë, e kam studiuar “BBV” dhe nuk jam adapt për aty. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50747 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE