Sot Google feston, mbush plot 25-vjeç!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sot Google feston, mbush plot 25-vjeç!

Google feston sot ditëlindjen dhe mbush plot 25 vjeç. Në mbi 2 dekada jetë, Google është rritur me hapa të shpejtë, është bërë motori më popullor i kërkimit. Ishte viti 1995 kur Page dhe Brin, studentë të doktoraturës të Stanford University, i dhanë rrugë një projekti që synonte të kuptonte modelet matematikore dhe strukturën e lidhjes së internetit.

“Domain”-i “google.com” u regjistrua më 15 shtator 1997 dhe “Google Inc.” u krijua më 4 shtator 1998. Me kalimin e viteve, motori i kërkimit Google është bërë pjesë integrale e jetës sonë të përditshme, duke formuar mënyrën se si ne kërkojmë, komunikojmë dhe ndërveprojmë me informacionin në internet.

Fusha e veprimit të Google është zgjeruar në shumë sektorë, që nga menaxhimi i njoftimeve publicitare te botimi; nga hartat te videot me Youtube; nga programet për të naviguar “online” me “Chrome”, te sistemi operativ “Android”. Pavarësisht të gjitha këtyre kompanisë i është dashur të përballet edhe me polemikat mbi privatësinë, gjoba të mëdha nga Europa.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49636 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE