Amerikani shpallet i pafajshëm pas 28 vitesh burg!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Amerikani shpallet i pafajshëm pas 28 vitesh burg!

Një burrë, i cili u dënua me burg për rrëmbim, plaçkitje dhe përdhunim është shpallur i pafajshëm pas 28 vitesh burg. Testi i ADN-së ka luajtur rol kyç në lirimin e Gerard Cabanillas. Në procesin gjyqësor thuhej se Cabanillas në vitin 1995 kishte sulmuar një çift që po qëndronte brenda një makine të parkuar në qytetin South Gate.

Ai u dënua më 1996 dhe kaloi 28 vite në burg. Ai u dënua se kishte marrë gruan që ishte në makinë dhe e kishte çuar në një shtëpi të braktisur ku e kishte përdhunuar. Testi i ADN-së tregoi se sulmi ishte kryer nga dy persona të tjerë. Ata shtuan se asnjë i dyshuar tjetër nuk u arrestua kurrë, edhe pse një burrë më vonë pranoi një nga krimet. Autoritetet konfirmuan se një çift tjetër në një makinë në të njëjtën zonë u plaçkit dy ditë më vonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49489 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE