Sulmi i armatosur në veri, Gjermania: Serbia të bëjë thirrje për ndaljen e dhunës!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sulmi i armatosur në veri, Gjermania: Serbia të bëjë thirrje për ndaljen e dhunës!

Serbia të bëjë thirrje për heqjen dorë nga dhuna! Është ky mesazhi që vjen nga ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Analena Baerbock, mes përshkallëzimit të dhunës në veriun e Kosovës.

Përmes një postimi në X, shefja e diplomacisë gjermane tha se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë më 24 shtator, “të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe”.

“Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre në paqe. Në këtë situatë të tensionuar në Ballkanin Perëndimor, përgjegjësia matet me atë se çfarë bëhet për shtensionim të situatës. Serbia, në veçanti, duhet të bëjë thirrje pa mëdyshje për heqjen dorë nga dhuna”.

Sakaq, këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, u bëri thirrje të martën Kosovës dhe Serbisë për uljen e tensioneve dhe kthimin në tryezën e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve.

Edhe Chollett, i bëri këto deklarata në platformën X, siç tha, pas bisedave të zhvilluara me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti për sulmin e tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër policisë së Kosovës dhe shpreha ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatojnë përkushtimet së Ohrit” tha Këshilltari i lartë i Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Chollet njofton më tej, se me Presidentin Vuçiç kishte folur mbi rëndësinë e shtensionimit të menjëhershëm në veri të Kosovës dhe shmangien e veprimeve që mund të nxisin më tej tensionet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49620 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE