Ndjekje spektakolare në Atlantik, komandot irlandezë kapin anijen me 115 mln euro kokainë

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndjekje spektakolare në Atlantik, komandot irlandezë kapin anijen me 115 mln euro kokainë

Një njësi elitare komandosh irlandezë kanë mësyrë anijen e një karteli droge, që mbante në bord kokainë me vlerë 115 milionë euro, në një mega-operacion të zhvilluar në brigjet juglindore të Irlandës.

Agjentët e Army Ranger Wing zbritën me litar nga një helikopter në anijen “MV Matthew” në orët e para të së martës, pasi mjeti lundrues u bë pika e fokusit të një operacioni ndërkombëtar antidrogë që nisi të dielën.

Operacioni nisi pasi një varkë më e vogël që kishte kontakt me anijen, u ndalua nga forcat irlandeze në kanalin e St George.

Hetuesit besojnë se anija me flamur panamez është përdorur nga karteli i Amerikës së Jugut për të transportuar kokainë në Irlandë. Pasi të largohej nga bregu në Atlantik, anija do ta shpërndante drogën në varka më të vogla të cilat më pas do t’i dërgonin në vende të tjera evropiane.

Anija e madhe e kontejnerëve pas aksionit të Gardës dhe ushtrisë u ankorua në Portin Cobh të Cork për një inspektim.

Korpusi Ajror Irlandez dhe Shërbimi Detar kishin gjurmuar anijen me kontejnerë për disa ditë. Para zbarkimit, anija patrulluese e Marinës irlandeze, LE William Butler Yeats, ka gjuajtur të shtëna paralajmëruese duke e urdhëruar anijen panameze të ndalonte, por ajo nuk u ndal ose nuk iu përmbajt udhëzimeve për të lejuar autoritetet të hipnin në të.

Në përgjigje të tyre, komandot ushtarake të Ranger Wing u angazhuan duke zbritur në bordin e anijes, ku u panë së bashku me anëtarët e ekuipazhit dhe personelin e Forcave të Mbrojtjes.

Anëtarët e ekuipazhit të anijes u intervistuan nga Gardai dhe iu sekuestruan dokumentet.

Në operacion janë përfshirë dy helikopterë dhe dy avionë, me oficerët që besojnë se miliona euro kokainë janë hedhur në det nga ekuipazhi.

Tre burra të moshës 31, 50 dhe 60 vjeç janë arrestuar si të dyshuar për vepra të krimit të organizuar pas bastisjes së koordinuar të komandove.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE