Rebel Wilson: “Jam ngacmuar seksualisht nga Sacha Baron Cohen…”!

vovalbania April 04, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rebel Wilson: “Jam ngacmuar seksualisht nga Sacha Baron Cohen…”!

Së fundmi aktorja e njohur australiane Rebel Wilson ka pretenduar se Sacha Baron Cohen e ngacmonte seksualisht atë në xhirimet e filmit “Grimsby” dhe beson se ai i bën njerëzit të ndihen jo rehat. Aktorja i bëri akuzat për yllin e komedisë britanike në librin e saj, “Rebel Rising”, i cili u publikua ditën e djeshme në SHBA.

Një përfaqësues i Baron Cohen i përshkruan pretendimet e saj si “të rreme”, në një deklaratë dhënë për agjencinë e lajmeve PA. 44 vjeçarja, luajti së bashku me Baron Cohen në komedinë “Grimsby” të vitit 2016, i njohur si “The Brothers Grimsby” në SHBA.

E njohur më së shumti për filmat duke përfshirë “Bridesmaids”, “Jojo Rabbit” dhe serialin “Pitch Perfect’, Wilson thotë se nuk ka qëllim të lëndojë yllin e “Borat”, por dëshiron të ndajë përvojat e saj pasi sa më shumë gra të flasin për gjëra të tilla, më pak do të ndodhin veprime të pahijshme. Rebel pretendon se gjatë xhirimeve në Afrikën e Jugut, komediani i kërkonte të dilte nudo.

Rikujtojmë se Wilson së fundmi bëri një rrëfim personal duke thënë se e humbi virgjërinë në moshën 35-vjeçare. Ajo shpreson se duke ndarë historinë e saj, mund të dërgojë një mesazh pozitiv për vajzat që të mos nxitohen në përvoja të tilla. Aktorja shtoi se:

Prisni derisa të jeni gati ose prisni derisa të bëheni pak më të pjekura. Padyshim që nuk duhet të prisni derisa të jeni në të tridhjetat si unë, por nuk duhet të ndjeni presion sa jeni të rinj.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se aktorja australiane humbi 35 kilogramë në vitin 2020. Së fundmi 43 vjeçarja tregoi përmes Instagramit se kishte shtuar 14 kilogramë.

 

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48911 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE