Vrasja në Sukth, viktima emër i njohur për policinë/Pista kryesore e hetimit, larje hesapesh!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasja në Sukth, viktima emër i njohur për policinë/Pista kryesore e hetimit, larje hesapesh!

Detaje të reja nga vrasja e Fatjon Dervishit, sot në Sukth të Durrësit. 38-vjeçari u qëllua për vdekje në zonën e shinave pranë fshatit Katund ndërsa lëvizte me makinë me një shok, i cili shpëtoi pa lëndime. Dyshohet se autorët e ndoqën nga lokali ku po qëndronte deri te shinat ku mjeti uli shpejtësinë dhe më pas hapën zjarr. Fillimisht, Dervishi mbeti i plagosur rëndë, por më pas humbi jetën në spital.

Fatjon Dervishi është emër i njohur për policinë sepse ka qenë i skeduar për drogë dhe krime ndaj personit e pronës, por që nuk janë provuar. Ndërkohë, vëllai i viktimës, Fatbardh Dervishi ndodhet në burg. Veç mbiemrit Dervishi, vëllezërit mbanin edhe mbiemrin Doda.

Fatbardhi ka qenë i përfshirë në një grup kriminal në Spanjë, ku është dënuar për pastrim parash. Sipas informacioneve, ai dyshohet edhe për zhdukjen e një personi në Spanjë, në vitin 2018. Eshtë fjala për personin e identifikuar si Tauland Malshi.

Në ditët e para të vitit të kaluar, Fatbardh Dervishi plagosi të dashurën 23-vjeçare nga Durrësi në një dhomë hoteli ku po festonin Vitin e Ri. Pas plagosjes në hotel, 32-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes. Në atë kohë, e plagosura e shfajësoi, duke deklaruar se ishte një ngjarje pa dashje, por në Gjykatën e Durrësit vijon gjykimi ndaj tij për plagosje të lehtë.

Aktualisht, ai ndodhet në burg për këtë vepër penale e për dënimin në Spanjë. Sipas informacioneve, deri më tani, larja e hesapeve është pista kryesore ku po heton policia.

Në funksion të zbardhjes së vrasjes që ndodhi natën e kaluar në Katund të Sukthit, deri tani, 6 vetë janë shoqëruar nga blutë e Durrësit

Policia po vijon me intensitet hetimet e po këqyren edhe pamjet e kamerave të sigurisë, që të kuptohen lëvizjet e viktimës dhe autorit.

Kontrolle të shumta janë ushtruar në të gjithë zonën përreth dhe në hyrje-daljet e autostradës. Në ndihmë të policisë së Durrësit shkuan dy grupe të FNSH-së Tiranë.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të krimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit e bashkëpunëtorëve. Errësira në zonë nuk favorizon dhënien e detajeve për të ndihmuar zbardhjen e shpejtë të ngjarjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE