Vrasje në Sukth të Durrësit, viktimë një 38-vjeçar/Pyeten 10 persona!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vrasje në Sukth të Durrësit, viktimë një 38-vjeçar/Pyeten 10 persona!

Vrasje me armë zjarri në Durrës, viktimë mbeti një 38-vjeçar. Rreth mesnate, shtetasi i identifikuar si Fatjon Dervishi u qëllua nga persona ende të paidentifikuar në Katund, Sukth, te shinat e trenit. Menjëherë, ai u transportua në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Në një informacion të pas mesnatës, policia e Durrësit deklaroi:

Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar  është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në momentin e krimit, Dervishi po drejtonte makinën ku gjendej me një shok kur u qëlluan me automatik. Personi tjetër shpëtoi pa lëndime e paraprakisht bëri të ditur se ktheheshin për në shtëpi pasi ishin në lokal.

Ishim në një lokal dhe po ktheheshim në shtëpi kur na qëlluan.

Policia e Durrësit, që e përforcuar nga blutë e Tiranës nisi hetime, deri tani ka shoqëruar 10 vetë për t’i marrë në pyetje.  Mësohet se Fatjon Dervishi nuk ka patur precedentë penalë. Por, viktima ishte nipi i atij që njihet si “Arapi i Sukthit”, personazh i njohur për drejtësinë, i përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike dhe gjithashtu i skeduar për vrasje, që në vitin 1991.

Brenda 24 orëve kjo është e dyta vrasje në vend me armë zjarri pas asaj të 59-vjeçarit Martin (Marku) Bardhi, i ekzekutuar dje në një atentat të mirëorganizuar në hyrje të qytetit të Rrëshenit. Me të mbetën të plagosur edhe tre persona, të cilët bashkë me viktimën gjendeshin në bar-picerinë e tij, shumë pranë komisariatit të qytetit verior.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48725 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE