Pas sulmit të 24 shtatorit, sot vendimi i Kosovës për fshatin Banjska në Zveçan!

vovalbania September 27, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas sulmit të 24 shtatorit, sot vendimi i Kosovës për fshatin Banjska në Zveçan!

Policia e Kosovës përfundoi bastisjet në shtëpi e në objekte në Banjskë të Zveçanit në veri, tre ditë pas përleshjeve të armatosura me një grup personash, ku mbeti i vrarë edhe rreshteri Afrim Bunjaku. Sipas burimeve policore, “ky fshat do të vazhdojë të jetë i bllokuar, të paktën deri sot në orën 09:00”. Më pas, pritet që autoritetet të vendosin si do të veprojnë në vazhdim. Policia e Kosovës u sulmua nga persona të armatosur në orët e para të 24 shtatorit kur ndërhyri pas njoftimeve për bllokim të një ure me kamionë pa targa.

Një ditë më parë, në rrjetet sociale, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla publikoi një video ku sipas tij, shihet nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç gjatë sulmit ndaj policisë, të dielën e kaluar. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, më 24 shtator, policia vrau tre sulmues të kombësisë serbe, si dhe arrestoi tetë të tjerë.

Sa i përket Radoiçiçit, nënkryetarit të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit, Listës Serbe, kujtojmë se ai kërkohet nga autoritetet e Kosovës dhe gjithashtu gjendet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për “përfshirje në krimin e organizuar ndërkombëtar”.

Disa subjekte opozitare në Parlamentin serb akuzuan Partinë Progresive Serbe (SNS) në pushtet dhe presidentin Aleksander Vuçiç për sulmin në veri. Kreu i Lëvizjes Kombëtare të Serbisë, Mirosllav Aleksiç tha se Vuçiç e Radoiçiç “janë përgjegjësit kryesorë për gjakderdhjen në Banjskë” të Zveçanit.

Duke komentuar videon e publikuar dje nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili pretendoi se shfaqte Radoiçiçin e armatosur në Manastirin e Banjskës, Aleksiç deklaroi:

Pas konfliktit të armatosur në Banjskë, Vuçiç duhet të japë dorëheqje. Radoiçiç nuk ka mundur të armatosë dhjetëra serbë në veri pa dijeninë dhe miratimin e Vuçiçit e të shërbimeve serbe të sigurisë. Këta të dy, më së shumti kanë përgjegjësi për gjakun e derdhur në Banjska.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49212 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE