Ambasada amerikane mbështet punën e SPAK: Po bën përparim mbresëlënës në reformën në drejtësi!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasada amerikane mbështet punën e SPAK: Po bën përparim mbresëlënës në reformën në drejtësi!

Ambasada amerikane ka duartrokitur punën e SPAK dhe ka shprehur mbështetje të pa kursyer për kryerjen e misioneve të tij.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Ambasada shkruan se SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi.Ditën e sotme Ngarkuari me Punë David Ëisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri.

Postimi:

“SPAK po bën përparim mbresëlënës në objektivat e Shqipërisë për reformën në drejtësi. Sot, i Ngarkuari me Punë David Wisner dhe kolegët e Ambasadës së SHBA-së që mbështesin sektorin e drejtësisë u takuan me Kryeprokurorin e Posaçëm të SPAK-ut Altin Dumani, prokurorët e SPAK-ut dhe hetuesit e NBI-së që po punojnë për të çrrënjosur krimin e organizuar dhe korrupsionin në Shqipëri. Puna e SPAK dhe të tjerëve në sektorin e drejtësisë kërkon guxim, integritet dhe pasion të jashtëzakonshëm. Z. Wisner përcolli vlerësimin e Shteteve të Bashkuara për punën e SPAK, duke theksuar se ai ka mbështetjen tonë të plotë për të kryer misionin e tij në emër të popullit shqiptar.”

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me gazetarët për disa nga çështjet më të bujshme që janë në dorë të kësaj strukture.

Dumani është pyetur për disa nga operacionet në fushën e drogës dhe ngjarje të tjera kriminale, të cilave u ka dhënë përgjigje, por pa dhënë shumë detaje për fazat e hetimit. Në lidhje me dosjen e Ahmetajt ai tha se ka zhvillime surprizuese.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49601 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE