Arben Ahmetaj, kreu i SPAK-ut: Kemi zhvillime suprizuese!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Arben Ahmetaj, kreu i SPAK-ut: Kemi zhvillime suprizuese!

Numri një i SPAK-ut, Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani zbulon se ka zhvillime të reja lidhur me ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetajn, i cili ende ndodhet në arrati jashtë Shqipërisë.

Sot gjatë një takimi me gazetarët, Altin Dumani tha se ka zhvillime surprizuese, por ende nuk dihet vendndodhja e ish-numrit dy të qeverisë i cili është shpallur në kërkim nga SPAK-u për disa akuza. Pa dhënë detaje, Altin Dumani u shpreh:

Nuk kemi të dhëna konkrete se ku ndodhet Arben Ahmetaj. Eshtë verifikuar dhe ne e kemi të qartë se kur ka dalë nga Shqipëria. Ka zhvillime të reja e surprizuese.

Zhvillimi i fundit i bërë publik nga çështja Ahmetaj ishte kur Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar, GJKKO, rrëzoi kërkesën e ish-zyrtarit të lartë të qeverisë shqiptare, i cili kërkoi heqjen e sekuestros nga një llogari bankare me vlerë 108 mijë euro e që iu bllokua në një bankë të nivelit të dytë në kuadër të hetimit pasuror ndaj tij.

Ahmetaj është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej datës 24 korrik 2023, pasi akuzohet për “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm e në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, si dhe “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ndërkaq, Dumani u pyet nga gazetarët nëse është kërcënuar. Ai ka mohuar lajmet, duke thënë se nuk është kërcënuar asnjëherë, madje as masat e sigurisë nuk janë shtuar.

Nuk janë të vërteta lajmet që jam kërcënuar. Nuk jam kërcënuar asnjëherë, masat e sigurisë janë ato që kanë qenë.

Pak kohë më parë, në media u përfol se kryeprokurori lëvizte me automjet të blinduar dhe ishin shtuar masat e sigurisë pasi ishte kërcënuar. Ndërkaq, bëri të ditur se prokurorët po reflektojnë sugjerimet e Gjykatës e Posaçme Antikorrupsion që për dosjen e sterilizimit, kërkoi ndjekje penale ndaj dy ish-ministrave Shkëlqim Cani dhe Ilir Beqaj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50889 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE