Asnjë urim ditëlindjeje, mos ndoshta është krisur miqesia e Noizyt me Yll Limanin?

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Asnjë urim ditëlindjeje, mos ndoshta është krisur miqesia e Noizyt me Yll Limanin?

Reperi i njohur, Noizy ka festuar ditën e djeshme ditëlindjen dhe mbushi 37 vjeç. Në ditën e tij të veçantë, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, të afërmit dhe kolegët, e sigurisht që nuk kanë munguar as të fansave të tij.

E mes shumë urimeve të miqve të tij është vënë re nga ndjekësit mungesa e urimit të Yll Limanit. Prej disa kohësh tashmë ata e kanë konsideruar njëri-tjetrin miq shumë të mirë dhe i kemi parë shpesh herë me pushime së bashku me pjesën tjetër të grupit OTR madje kanë edhe disa bashkëpunime muzikore. Ama nga ana e tij në rrjete sociale nuk pati asnjë postim dedikuar Noizyt dhe fansat po aludojnë se ndoshta miqësia e tyre është krisur edhe pse ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Nuk mund të mungonte edhe urimi i Loredanës, të cilët janë shumë miq të mirë dhe kanë edhe një bashkëpunim muzikor. Teksa ka postuar disa foto të tyre, Loredana ka shkruar urimin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49266 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE