Libër për Luizin dhe Kiarën, 14-vjeçarja zbulon se çfarë e frymëzoi ta shkruante!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Libër për Luizin dhe Kiarën, 14-vjeçarja zbulon se çfarë e frymëzoi ta shkruante!

Esmeralda Memishaj është 14-vjeçarja që ka shkruar një libër për çiftin e njohur, Luiz Ejlli dhe Kiara Tito. Ajo ishte mëngjesin e sotëm e ftuar në emisionin “Wake Up” për të rrëfyer se si lindi frymëzimi për të bërë një libër të tillë. Esmeralda u shpreh se librin e titulloi “Në mes të kaosit” pasi sipas saj “Big Brother” ka qenë një kaos i vërtetë, me rrëmujë shumë të madhe.

“Big Brother” ka qenë një kaos i vërtetë, me rrëmujë shumë të madhe, herë pas here edhe me opinione të kundërta për Luizin dhe Kiarën. E kjo ka qenë arsyeja pse kam vendosur këtë titull.

Gjatë periudhës së “Big Brother VIP”, ishe shumë e vëmendshme mbi dinamikat që ndodhnin aty?

Kam qenë e fokusuar edhe te shkolla, por ka qenë kjo periudha e “Big Brother”-it që i lashë pak mësimet pas dore.

Çfarë të frymëzoi konkretisht tek ata të dy si çift apo te historia e tyre e dashurisë?

Patjetër më frymëzoi historia e tyre. Luizi, i cili ishte një personazh i drejtë me popullin dhe Kiara një vajzë e qetë, e cila përballonte çdo gjë me qetësi. Luizi ishte shumë i përkushtuar për Kiarën. E bënte gjithmonë të qeshte me batutat dhe humorin e tij.

Ti e ke takuar Luizin dhe a ia ke dhënë librin?

Po, ia dhashë librin. E falënderova. Në ato momente isha shumë e emocionuar, fillova të qaja nga emocionet. Luizi si e ka ‘çfarë ke moj zemër’. E falënderova se më dha mundësinë që ta takoja. Në fillim kontaktova me Petrinën, menaxheren e tij, të cilën e falenderoj shumë pasi më dha një ndihmë shumë të madhe. Më dha një numër kontakti të Luizit dhe kontaktova me të. Luizi ishte i gatshëm për të takuar persona dhe fansa të tij që e mbështesin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48935 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE