E ftuar në Javën e Modës në Paris, ja ‘look-u’që zgjodhi të kishte Sarah Berisha!
vovalbania
September 28, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Sarah Berisha është një blogere e njohur, shumë e dashur për publikun. Bukuroshja sjell gjithnjë trende sa i përket veshjeve dhe di të guxojë me stil. Sugjerimet dhe këshillat e saj shpeshherë merren parasysh, teksa në disa raste mund të ngrenë debat.
Së fundmi Sarah ka qenë e ftuar në Javën e Modës në Paris dhe mori pjesë në eventin e markës ‘YSL Beauty’. Blogerja ishte e veshur me një fustan të zi me tyl dhe një make-up shumë të thjeshtë e mund të themi se dukej shumë klas.
Së fundmi Sara ka postuar një “Ask”, ku u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj dhe më e shpeshta ka qenë nëse Sara është apo jo shtatzanë. Blogerja nuk ka ngurruar të përgjigjet dhe i ka kthyer përgjigje ndjekësve.