Ikona e Hollivudit Joan Collins tregon se nuk ka bërë asnjëherë operacione plastike në fytyrë!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ikona e Hollivudit Joan Collins tregon se nuk ka bërë asnjëherë operacione plastike në fytyrë!

Ikona e Hollivudit, 90-vjeçarja Joan Collins këmbëngul se nuk ka asgjë të ndryshuar në fytyrën e saj. Ajo shprehet se:

Nuk kam bërë asgjë. Nuk mund t’i bëja të gjitha këto. Para së gjithash, unë kam një fobi nga gjilpërat. Nëna ime ishte ajo që më tha të hidratoja dhe të përdorja kremin e natës.

Sipas saj, jo vetëm hidratimi gjatë natës, por edhe mos ekspozimi ndaj diellit, janë 2 nga sekretet e saj për një lëkurë “pa moshë”. E pyetur nëse ofendohet kur njerëzit e akuzojnë se ka bërë ndërhyrje, ajo thekson se nuk e shqetësojnë aspak. Joan kritikoi aktoren e njohur amerikane Linda Evans për operacionet e saj plastike si dhe familjen e njohur Kardashians.

Ajo ka luajtur me Evans në telenovelën e ABC-së si armike e personazhit të saj. Në lidhje me tendencat e sotme për ndërhyrjet kirurgjikale, Collins u shpreh se:

A jam unë e vetmja që mendoj se ka një krizë “obeziteti”? Ato buzë që njerëzit kanë bërë, mendoj se duken qesharake. Më vjen shumë keq për ta. Dhe nëse njerëzit duan të sillen rrotull duke u dukur kështu, unë do të qesh me ta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48717 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE