Për herë të 11-të, qeni i Joe Biden kafshon një tjetër agjent!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Për herë të 11-të, qeni i Joe Biden kafshon një tjetër agjent!

Një nga qentë e presidentit Joe Biden vijon të shkaktojë probleme në Shtëpinë e Bardhë, duke kafshuar agjentët sekretë që ruajnë ndërtesën dhe sigurinë e liderit më të fuqishëm në botë. Një tjetër efektiv u sulmua së fundmi teksa ishte në shërbim, një incident që përsëritet për herë të 11-të, ku agresori është i njëjti, qeni me emrin “Komandanti”.

Zyra e shtypit, më herët është shprehur për një incident të ngjashëm, se qeni vuante nga stresi për shkak se jetonte në Shtëpinë e Bardhë. “Komandanti” është qeni më i vogël i dy Pastorëve Gjerman që familja Biden disponon. Rastet e tjera të kafshimeve janë regjistruar në shtëpinë që çifti presidencial ka në Delauere.

Zëdhënësi i Shërbimeve Sekrete, Anthony Guglielmi informon se ngjarja ndodhi në orët e pasdites, teksa agjenti që u kafshua mori ndihmë mjekësore dhe është në gjendje të mirë. Por faktet tregojnë se jo vetëm “Komandanti” është problematik. Edhe qeni tjetër i Biden me emrin “Majori”, ka qenë i përfshirë në sulme të ngjashme ndaj oficerëve të Shërbimit Sekret.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49292 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE