Lori Bala jep këshillat e saj për konkurrentët e “Dancing With The Stars”!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Lori Bala jep këshillat e saj për konkurrentët e “Dancing With The Stars”!

Siç tashmë e kemi mësuar, Lori Bala do të jetë një nga anëtaret e jurisë në “Dancing With The Stars” këtë sezon të ri që nis më 6 tetor. Ajo shquhet për profesionalitetin e saj, natyrën kërkuese dhe kritike. Lori Bala ishte pjesë e kastit të balerinëve në sezonin e parë të DWTS dhe më e spikatura, duke marrë kështu ftesën live në gjysmëfinale për të qënë pjesë e jurisë. E ftuar ditën e sotme në “Live From Tirana”, Lori na ka folur më shumë për përjetimet dhe pritshmëritë e saj…

Si të duket të jesh pjesë e jurisë këtë vit dhe jo balerinë si në edicionin e kaluar?

Nuk e prisja në fakt, kur m’u bë propozimi isha në mëdyshje. Unë jam rritur me “Dancing With The Stars”, kam qenë që nga fillimi pjesë e tij e deri më tani. Kam pasur si partnerë ndër vite Landi Hysën, Enver Petrovcin, Dren Abazin, Kastro Zizon, Florian Agalliu, pastaj e mbylla me Salsanon. Me Salsanon kemi bërë shumë prova që arritëm deri në gjysmëfinale. Kjo është një nga ato ftesa që të vijnë një herë në jetë. I kam të gjitha emocionet bashkë. Kam marrëdhënie të mira me të tre anëtarët e jurisë.

Ti edicionin e kaluar ke qenë së bashku me Jurgenin, vëllain tënd. Po këtë vit pse nuk është më ai pjesë?

Nuk lejohej Jurgeni këtë vit sepse kemi konflikt interesash. Duhet të ishte ose ai, ose unë. Se unë nuk mund ta gjykoja atë. Do ta nxirrja direkt fitues (qesh).

Nëse do ishe balerinë këtë vit, kë do të doje si partner nga VIP-at?

Nga eksperienca kam kuptuar që kushdo që të me bie, do të jap maksimumin. Si në rastin e Enverit që dolëm fitues. Rëndësi ka që të jetë dëshira e madhe e VIP-it. Jam pak e rreptë, dua punë, nuk dua shumë telefon, jam shumë kërkuese, nuk toleroj. Këtë vit këtë gjë do të bëj edhe në juri, nuk do t’i toleroj. Dua që të kenë bazat e kërcimit, jo vetëm performancën. VIP-at duan që të bëjnë shumë show, ndërkohë që mbaron performanca dhe nuk kanë bërë asgjë.

Çfarë këshillash do t’i jepje pjesëmarrësve?

Duhet ta shijojnë, sepse është diçka që të vjen vetëm njëherë në jetë. Mos t’i marrin gjërat shumë seriozisht, t’i marrin parasysh gjykimet e jurisë e të mos merren me debate të kota. Nëse e keni marrë përsipër, dilini për zot. Si figura më duken shumë të mirë. Madje jo vetëm të fortë në kërcim, por edhe në debate. Do ia lë debatet Ilirit, sepse mund ta përballojë. Patjetër edhe Olta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49463 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE