Suporti i fansave për sezonin e ri të “Më lër të flas” nuk mungon, vëllezërit Veshaj tregojnë dhuratat!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Suporti i fansave për sezonin e ri të “Më lër të flas” nuk mungon, vëllezërit Veshaj tregojnë dhuratat!

Pas sukseseve të sezoneve të kaluar, këtë javë nis sezoni i tretë i emisionit “Më lër të flas” moderuar nga vëllezërit Veshaj. Me një larmishmëri temash, të ftuar VIP, lojërash dhe performancash në studio, “Më lër të flas” sjell alternativën më të mirë për të kaluar disa momente me të qeshura, energji dhe situata që nuk i keni parë në asnjë program televiziv. Sezoni i ri do të nis këtë javë, çdo të shtunë nga data 30 shtator në ekranin e Top Channel do të jemi nën shoqërinë e vëllezërve Veshaj.

E me fillimin e këtij sezoni të ri vëllezërit Veshaj nuk mund të mos kishin mbështetjen e fansave të tyre, të cilët gjithmonë u dërgojnë surpriza dhe dhurata të ndryshme për të treguar suportin e tyre. Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku me disa video në Instastory vëllezërit kanë treguar dhuratat që kanë marrë nga fansat dhe i kanë falenderuar për suportin e tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48804 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE