Michael Gambon dhe karriera e tij e suksesshme si aktor!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Michael Gambon dhe karriera e tij e suksesshme si aktor!

Aktori Michael Gambon ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare në Britaninë e Madhe, siç konfirmohet nga një deklaratë e dhënë nga familja e tij këtë të enjte. Gambon u bë i famshëm për interpretimet e tij në role të ndryshme, por ndoshta më i famshmi i tij ishte portretizimi i tij si Albus Dumbledore në “Harry Potter”.

Gambon luajti Dumbledore në gjashtë nga tetë filmat kryesorë të ‘Harry Potter’.

Very sorry to hear of the death of the great Sir Michael Gambon aged 82, here in an interview explaining why he didn’t like being interviewed. RIP Michael. pic.twitter.com/MQOmlvHBlF

— John Pitchford🌹💙 (@Johnnypapa64) September 28, 2023

Në deklaratën e bërë publike nga familja e tij, shkaku i vdekjes së Michael Gambon u zbulua se ishte pneumonia. Në deklaratën e përcjellë nga publicisti Clair Dobbs thuhej se:

Me pikëllim njoftojmë humbjen e Michael Gambon. Bashkëshorti dhe babai i dashur, Michael ndërroi jetë paqësisht në spital pranë vajzës së tij Anne dhe djalit Fergus që ndodheshin pranë shtratit të tij, pas një periudhe problemesh me pneumoninë. Michael ishte 82 vjeç. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë në këtë moment dhe ju falënderojmë për mesazhet tuaja të mbështetjes dhe dashurisë.

I lindur në Dublin, i rritur në një familje modeste dhe duke mos pasur aspak rezultate të mira në shkollë, askush nuk e kishte menduar dhe nuk do e kishte pritur që Gambon të bëhej një aktor i Hollywood-it. Pas trajnimit për inxhinier, ai besoi në veten e tij dhe nisi një udhëtim të jashtëzakonshëm, i cili e çoi tek “Harry Potter” dhe gjithashtu tek çmimet Bafta për punën e tij në TV. Ai ka luajtur në disa filma: “Layer Cake”; “Page Eight”, “Fantastic Mr. Fox”, ­­“Sleepy Hollow”, “The Omen” dhe gjithashtu fitoi titullin kalorës. (*një titull që i jepet një burri nga një mbret ose mbretëreshë britanike për arritjet ose shërbimin e tij ndaj vendit të tij)

Përveç filmave të ‘Harry Potter’, ai ishte më i njohur për rolin e Jules Maigret në serialin e quajtur ‘Maigret’, ose për rolin e tij në serialin e BBC ‘The Singing Detective’. Gambon jetoi një jetë të gjatë deri në moshën 82-vjeçare dhe në fund ndërroi jetë si pasojë e pneumonisë. Ai ka lënë pas gruan e tij, Lady Gambon.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50444 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE