Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Punimet në rrugën e Arbrit, ARRSH: Bllokohet për dy ditë qarkullimi në këto data!

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në datat 29 dhe 30 shtator nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” pasi do të shtrohet me asfalt.

“Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se: Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore”, thuhet në njoftimin e ARRSH.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 48925 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE