Rriten pensionet/ Indeksim me 8.6 për qind, hyn në fuqi në 1 tetor!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rriten pensionet/ Indeksim me 8.6 për qind, hyn në fuqi në 1 tetor!

Pensionet për të gjitha kategoritë do të rriten që nga muaji i ardhshëm, pas miratimit të indeksimit me 8.6 për qind.

Vendimi, që u miratua sot në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave parashikon indeksimin për pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore.

Janë 767 mijë qytetarë që përfitojnë në të gjithë vendin.

Kjo rritje, mbulon gjithë ndryshimin e çmimeve për periudhën gusht 2022 – gusht 2023, të matur nga INSTAT në mënyrë të dedikuar për kategorinë e pensionistëve (Indeksi i Çmimeve të Konsumit për pensionistët është i ndryshëm nga indeksi i popullatës, pasi merr në konsideratë ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionistët).

Në mënyrë të vazhdueshme,  si një masë mbrojtëse për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme, Qeveria ka  ndërmarrë politika që kanë pasur si qëllim forcimin e mbrojtjes sociale, ndaj dhe shpenzimet nga buxheti shtetit kanë ardhur në rritje.

Gjatë vitit të kaluar janë realizuar dy indeksime, në total në masën 9.5%, me efekt financiar 5.4 miliardë lekë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49729 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE