Ndër më të fortat, banorja e BBVK kërkon largimin nga gara

vovalbania November 20, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ndër më të fortat, banorja e BBVK kërkon largimin nga gara

Një prej konkurrenteve të edicionit të dytë të “Big Brother Kosova”, Linda, së fundmi ka deklaruar se po konsideron të largohet nga gara. Ajo është shprehur se situatat dhe polemikat e ndodhura janë bërë të mërzitshme për të, ndërkohë që ndihet keq për vajzën, së cilës i ka premtuar se do të rikthehet shpejt.

Këtë bisedë ajo e ka bërë gjatë ditës së sotme me Santianën, e cila e ka këshilluar që t’i mendojë edhe një herë gjërat mirë para se të marrë një vendim.

“Po më sillet si ide, nuk kam vendosur asgjë por e kam si mendim, e kam për vajzën, nuk dua ta lë se i bie që po dorëzona me sfidat e vetes se nuk jam rrëzuar kurrë para asnjë sfide, nuk po dua të ia lejoj vetes këtë mendim se është mendim negativ, por po e kam të vështirë sepse më ka mbetur peng se i kam thënë që kthehem shpejt, është gënjeshtra e parë që ia kam thënë, ende nuk kam vendosur se nuk po dua të marrë vendime të ngutshme”, tha Linda.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 49342 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE