Ylli i “Harry Potter”, Bonnie Wright bëhet nënë për herë të parë!

vovalbania September 28, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ylli i “Harry Potter”, Bonnie Wright bëhet nënë për herë të parë!

Ylli i “Harry Potter”, Bonnie Wright, është bërë nënë për herë të parë. Aktorja mirëpriti fëmijën e parë me bashkëshortin e saj, Andrew Lococo, me të cilin u martua në vitin 2022. Bonnie e bëri të ditur lajmin më anë të një postimi të publikuar në Instagram. “Bëni një përshëndetje për Elio Ocean Wright Lococo, e lindur në shtëpi të martën më 19 shtator. Jemi mirë dhe të lumtur. Andrew dhe unë jemi shumë të lumtur me diellin tonë”,-shkruan aktorja tek postimi.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BONNIE WRIGHT (@thisisbwright)

Aktivistja dhe regjisorja angleze më pas falënderoi ekipin që e ndihmoi gjatë gjithë procesit të lindjes. Bonnie dhe Andrew kanë qenë në një lidhje romantike që nga viti 2020. Aktorja i është bashkuar një sërë yjeve të tjerë të “Harry Potter”, të cilët janë bërë prindër vitet e fundit.

Daniel dhe partnerja e tij, Erin Darke, mirëpritën një djalë në fillim të këtij viti, ndërsa Rupert Grint dhe partnerja e tij, Georgia Groome, kanë një vajzë, e cila ka lindur në vitin 2020. Aktorja Jessie Cave ka katër fëmijë me partnerin e saj, komedianin Alfie Brown, ndërsa Devon Murray ka një djalë me partneren e tij, Shannon McCaffrey Quinn.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 50036 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE